Isa Mustafa dhe Albin Kurti, mësohet se kanë pasur një takim të fshehur mes vete.
Kështu ka bërë të ditur Milaim Zeka në debatin televiziv Magazina Zgjedhore, derisa tha se ky takim në mes Kurtit të Vetëvendosjes e Mustafës së LDK-së, ka ndodhur para pesë ditëve.
”Isa Mustafa ishte para 5 ditësh tek Vetëvendosje. Pacolli ishte në bisedime të vazhdueshme me Vetëvendosjen për koalicion. Janë takuar Isa Mustafa e Albin Kurti, këta të Vetëvendosjes nuk e dijnë se nuk iu kanë tregu të shkretëve’’ është shprehur Zeka.
Megjithatë një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar nga zyrtarë të VV-së e LDK-së, pasi të pranishmit nga këto dy subjekte partiake kanë demantuar një gjë të tillë duke thënë se takimet në mes Mustafës e Kurtit kanë përfunduar qysh para publikimit të listave të deputetëve.