Mbledhja e Qeverisë e thirrur për ora 10:00 ende nuk ka filluar. Kjo për arsye të mungesës së kryeministrit Isa Mustafa i cili është duke zvhilluar një takim brenda Kuvendit të Kosovës me kryeparlamentarin Kadri Veseli.
Po ashtu, në parlament janë parë edhe zëvendëskryeminstri Hajredin Kuçi dhe ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, njofton Klan Kosova.
Veseli që është njëherësh kryetar i PDK-së ka pasur takime me ambasadorë të shteteve të Quintit dhe temë kryesore ka qenë ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi.