Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ekrem Mustafa, ka theksuar se qytetarët e Fushë-Kosovës janë gjithmonë të gatshëm të mbështesin LDK-në. Ai theksoi se përkrahja e qytetarëve të Fushë-Kosovës është e paalternuar dhe e palëkundur, duke e cilësuar këtë si një faktor të fuqishëm për fitoren në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Rreshtimin krah të djathtës, nuk e ndryshuan asnjëherë,” ka thënë Mustafa, duke shtuar se lidhja e LDK-së është gjithnjë e më e fortë dhe po bashkon qytetet e tjera të Kosovës. Ai falënderoi për besimin dhe përkrahjen e vazhdueshme të qytetarëve.