Thaçi për Shtëpinë e Bardhë është ende kryeministër

Prishtinë | 20 Jan 2017 | 09:10 | Nga

Uashingtoni zyrtar ka dalë me një deklaratë për bisedën telefonike që zëvendëspresidenti i SHBA-së, Joe Biden, e ka zhvilluar së fundmi me presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Por, në këtë komunikatë, Shtëpia e Bardhë i referohet Thaçit ende si kryeministër i Kosovës.

Në të thuhet se zëvendëspresidenti Biden ka shprehur shpresën e tij se Kosova dhe Serbia mund t’i tejkalojnë tensionet e fundit dhe të intensifikojnë përpjekjet e tyre për të normalizuar marrëdhëniet përmes dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian, për të përmirësuar jetën e qytetarëve të të dy shteteve, transmeton EkonomiaOnline.

Biseda e zëvendëspresidentit Biden me presidentin Thaçi erdhi pas takimit të Vuçiqit me Bidenin.

Temë e diskutimit të Bidenit me Thaçin dhe Vuçiqin ishin ngjarjet rreth trenit që provokoi tensione mes dy vendeve.

Para se të bisedonte me Biden, presidenti Thaçi ishte kontaktuar edhe nga shefja e politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, e cila është udhëheqëse e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndonëse në këtë dialog palët kryesohen na dy kryeministrat, përkatësisht nga Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiç, çuditërisht Mustafa nuk ishte kontaktuar nga Mogherini, por presidenti Thaçi.

Për të diskutuar rreth tensioneve që krijoi treni propagandues i Serbisë, Mogherini e kishte telefonuar më parë edhe kryeministrin e Serbisë.

Mustafa kishte mbetur nën hijen e Thaçit edhe kur ky i fundit ishte zëvendëskryeministër i Kosovës.

Nga publiku, Thaçi gjithnjë ishte parë më kryeministër se Mustafa për shkak të fuqisë së tij politike.

Në linkun e më poshtëm mund të gjeni komunikatën e Shtëpis% së Bardhë:

https://www.whitehouse.gov/the-press-office/2017/01/19/readouts-vice-president-bidens-foreign-leader-calls-aboard-air-force-two

16215893_10155378798961030_170204231_n_00000

16215609_10155378798956030_1094548693_n_00000

 

 

 

 

 

 

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme