Koordinatori për Financa në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka thënë se nuk përmirësohet standardi i jetesës “duke u harrnuar me nga gjysmë koeficienti”.
Këto komente, Mustafa i ka bërë përmes një postimi në Facebook të titulluar “Qeveria e harrnimeve”, pas vendimit të ekzekutivit të Albin Kurtit, për të rritur pagat në sektorin publik nga janari i 2025-së, jo përmes rritjes së koeficientit, por përmes rritjes së koeficientit për një njësi për të gjithë punëtorët e sektorit publik.
“Një qeveri që tërë mandatin e ka shpenzu tu shpërnda lëmoshë, po e përfundon mandatin duke premtu vazhdim të lëmoshës!”, shkroi Mustafa.
Prandaj, zyrtari i PDK-së konsideron se “nuk përmirësohet standardi i jetesës duke u harrnuar me nga gjysmë koeficienti!”.
“Tani është koha të ecim përpara me Kryeministrin Bedri Hamza, për përmirësim të vërtetë të jetës në Kosovë!”, përfundoi ai.