Mustafa i PDK-së: Qytetarët shfrytëzuan mbi 1 miliard euro mbitërheqje që nga ardhja e Kurtit në pushtet

Prishtinë | 27 Jan 2024 | 12:36 | Nga Ekonomia Online

Koordinatori për Financa në Kabinetin e Qeverisjes së Mirë të PDK-së, Arben Mustafa, tha se detyrimi i qytetarëve dhe bizneseve për të shfrytëzuar mbi 1 miliard euro mbitërheqje nga llogarite e tyre bankare, që kur qeveria udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti “është dëshmi e frikshme e përkeqësimit të gjendjes ekonomike në vend”.

“Për t’u përballur me shpenzimet e rritura të jetesës, në kushtet kur të hyrat nuk janë rritur, qytetarët po mbështeten në shfrytëzimin e këtij produkti kreditor bankar që vjen me një normë interesi prej mbi 20%”, shtoi ai në Facebook.

“Qeveria aktuale, e akomoduar mirë në luksin e pushtetit, duket se ka harruar që rritja e çmimeve nga viti i kaluar ka vazhduar në vitin 2023 dhe po vazhdon në 2024, prandaj pasojat e inflacionit nuk i takojnë së kaluarës, por vazhdojnë të jenë prezente edhe sot”.

Mustafa tutje tha se qeveria aktuale po prodhon propagandë dhe vetëm propagandë, dhe asnjë zgjidhje për problemet me të cilat po ballafaqohen qytetarët.

Postimi i plotë:

Detyrimi i qytetarëve dhe bizneseve për të shfrytëzuar mbi 1 miliard euro mbitërheqje (overdraft) nga llogaritë e tyre bankare, prej kur Qeverinë e udhëheqë kryeministri Albin Kurti, është dëshmi e frikshme e përkeqësimit të gjendjes ekonomike në vend.

Për t’u përballur me shpenzimet e rritura të jetesës, në kushtet kur të hyrat nuk janë rritur, qytetarët po mbështeten në shfrytëzimin e këtij produkti kreditor bankar që vjen me një normë interesi prej mbi 20%.

Qeveria aktuale, e akomoduar mirë në luksin e pushtetit, duket se ka harruar që rritja e çmimeve nga viti i kaluar ka vazhduar në vitin 2023 dhe po vazhdon në 2024, prandaj pasojat e inflacionit nuk i takojnë së kaluarës, por vazhdojnë të jenë prezente edhe sot.

Gjendja e qyterëve të Kosovës sipas të dhënave faktike është rënduar shumë, ndërsa sipas propagandës së qeverisë dhe eksponentëve të VV-së jemi bërë vend për “lakmi”.

Kjo qeveri po prodhon propagandë dhe vetëm propagandë – asnjë zgjidhje për problemet me të cilat po ballafaqohen qytetarët!

Të ngjashme