Kosovës i duhet një rritje ekonomike nga 6-7 për qind në vit për të përballuar papunësinë e cila është prezent në vend. Kështu ka thënë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili ka marr pjesë në ditën e katërt të forumit “Java e Gruas 2017”.
Ai ka thënë se qeveria e ka prioritet zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.
“Gjatë vitit 2017 pritet që 25 mijë persona të hyjnë në tregun e punës”, tha Mustafa, duke shtuar se krahasimi me vitin 2014 tregon që ka rritje të punësimi.
Ai ka thënë se numri më i madh i të papunëve janë gra, ndërsa pjesa dërmuese të cilët presin për t’u punësuar janë burra, sepse sipas tij, gratë nuk është se kanë aplikuar për puna.
Mustafa ka theksuar se sistemi i arsimit është faktori kyç, i cili ndihmon në zhvillimin ekonomik dhe punësimin e grave.