Kryetari I Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka kujtuar veprimtarinë dhe jetën e aktorës e cila u nda sot nga jeta Leze Qena.,
Mustafa shkruan se Kosova humbi ikonën e kulturës dhe simbolin e emancipimit të shoqërisë tonë, shkruan EO.
Postimi i plotë i Mustafës në Facebook:
Kosova dhe bota artistike shqiptare sot humbi ikonën e kulturës sonë, aktoren Leze Qena. Një grua e mrekullueshme, simbol i emancipimit tonë. Lezja ishte përherë në shtëpitë tona, në familjet tona.
Lezja do te mbetet e kujtuar dhe e respektuar përherë.