Mustafa: Kurti foli në emër të vetes dhe partisë së tij, s’kam informatë nëse do të ketë seancë sot

Prishtinë | 06 Gus 2026 | 12:01 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka komentuar ndërprerjen e seancës konstituive, duke thënë se deklarimet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ishin qëndrime personale dhe të partisë së tij, raporton Ekonomia Online.

“Besoj ishte e qartë. Zoti Kurti fliste për vete dhe për partinë e tij, ishte vendim i tij dhe i partisë së tij. Tash jemi në pauzë, presim të na ftojnë në seancën… kërkoj falje… presim të na ftojnë në seancën e radhës”, deklaroi Mustafa.

I pyetur nga gazetarët nëse do të ketë vazhdim të seancës gjatë ditës së sotme, ai u përgjigj shkurt se nuk ka informatë.

Të ngjashme