Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se po merret vazhdimisht me të kaluarën dhe se po punëson familjarë.
Gjatë fjalës së tij ai është nxehur shumë dhe ka shpërthyer edhe në humor me veprimet dhe qëndrimet e pushtetit, raporton Ekonomia Online.
“Sjelle buxhetin në Kuvend ministër dhe ne ta gjejmë buxhetin për faljen e gjobave, e ti pastaj dil në televizion e lavdërohu… Po bëhen gati 100 ditë që keni marrë qeverinë por nuk po qeverisni”.
“I keni çkapur disa borde për t’i kapur vet, pastaj vini në Kuvend e mundohuni të bëheni të lezetshëm… duke thënë që nipi paska lindur para dajës, nipi s’e ka pa dajën qe 50 vjet, nipi ka sy të kaltër e daja të zi, nipi shtëpinë katër kat e daja dy. Nipi-daja, nipi-daja, nipi-daja.”