Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka pyetur kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, se me vendimin e ri si do t’i mbjellin arat e tyre bujqit, kur ata nuk guxojnë të dalin nga shtëpia.
“A ka Qeveria në detyrë përgjigje, si do t’i mbjellin arat e tyre bujqit, kur ata nuk guxojnë të dalin nga shtëpia? Apo kemi hequr dorë nga tokat tona”, ka shkruar Mustafa në Facebook.