Mustafa: LDK-ja të ardhmen e ndërton mbi premtime të realizueshme

Prishtinë | 30 Jan 2025 | 11:23 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i LDK, Besian Mustafa ka thënë se qytetarët e Kosovës duan një të ardhme të ndërtuar mbi përparim dhe jo sipas tij me premtime boshe, raporton Ekonomia Online.

Në konferencën për media, Mustafa tha se LDK-ja është partia e duhur që qytetarët të bëjnë zgjedhjen e tyre për të ardhmen të ndërtuar mbi premtime të realizueshme.

“Ndryshimi është afër. Mund ta ndjeni çdo ditë që kalon. Populli i Kosovës kërkon një të ardhme të re, një të ardhme të ndërtuar mbi përparim të vërtetë, jo në premtime dhe dështime boshe”, tha ai.

Ai ka hedhur akuza në drejtim të kryeministri aktual Albin Kurti se gjatë qeverijes së tij janë dhënë premtime që nuk janë realizuar.

“Populli i Kosovës donë rezultate, ata duan që kryeministri i tyre të ketë një plan konkret për të ardhmen, një plan që adreson ekonominë, arsimin, shëndetësinë, infrastrukturën, drejtësinë dhe çdo sfidë tjetër të jetës së tyre”, tha Mustafa.

Ai tha qytetarët e duan një ekip me përvojë që realizon projekte të mëdha dhe kjo sipas tij është LDK-ja.

“Ata duan që njerëzit që paraqesin këtë plan të kenë aftësinë për të dhënë rezultate të prekshme. Ata duan një lider që udhëheq me vepra, jo me fjalë. Ata duan një ekip me kompetencë dhe me përvojë që punon, që realizon projekte të mëdha”, theksoi Mustafa.

Të ngjashme