Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, në një konferencë për media ka kritikuar qeverinë aktuale të drejtuar nga Vetëvendosje (VV), raporton Ekonomia Online.
Ai ka theksuar se qytetarët duhet të pyesin veten për arritjet e kësaj qeverie, duke përmendur se nuk ka realizuar projekte madhore që kanë përmirësuar jetën e qytetarëve në katër vitet e fundit.
Mustafa ka shprehur dyshimet e tij për vizionin e kësaj qeverie, duke pyetur nëse VV ka një plan të qartë për të ardhmen e Kosovës. Ai theksoi se LDK-ja është e vetmja forcë politike që ka një program konkret për katër vitet e ardhshme dhe ka aftësinë për të përmirësuar jetën e qytetarëve, duke siguruar një të ardhme më të ndritur për Kosovën.
Ai ka ftuar qytetarët që të mbështesin LDK-në dhe të votojnë për Lumirin, kandidat i partisë me numrin 124.
“Pyete veten nëse mundesh me i përmend dy ministra që kanë përmirësuar jetën tuaj. Pyeten vetën se çfarë projektesh madhore ka realizuar kjo qeveri në katër vitet e fundit, a kanë përfunduar ndonjë projekt madhor të vetëm. Pyete veten nëse kjo qeveri e VV ka vizion për një Kosovë më të mirë, për një Kosovë më të ndritur. Pyete veten nëse kjo qeveri e VV-së ka një program për katër vitet e ardhshëm. Pyet vetën a kanë aftësi për ta bërë Kosovën për një të ardhëm me të ndritur, përgjigja për gjitha këto pyetje natyrisht është një jo e madhe. Atëherë pyesin vetën kush ka vizion për Kosovën, kush ka një program për katër vitet e ardhshëm, kush ka aftësi për të përmirësuar jetën tuaj, përgjigja është shumë e qartë është LDK-ja, është Lumiri, është numri 124”, ka thënë ai.