Edhe kryeministri Isa Mustafa i dha mbështetje iniciativës së presidentit Thaçi, për të themeluar Komisionit për të Vërtetën dhe për Pajtim, duke thënë se kjo është iniciativë dhe projekt i mbarë.
“Përpjekja e cika ka synim dialogun është e mirëseardhur. Respektimi i ligjeve janë parakushte të mira dhe të qëndrueshme qe ne ta vazhdojmë bazën për një shtet më të mire”, tha Mustafa.
Ai tha se kanë mundësi dhe vullnet t’i rrënojnë të gjitha muret dhe se qeveria që ai drejton është angazhuar që me programe ta ndërtojë jetën e qytetarëve dhe të sigurojë të ardhme evropiane, raporton Ekonomia Online.
“Integrimet Evropiane janë çelësi jonë drejt një të ardhme prosperuese. Duke luftuar të keqen e djeshme do të ndërtojmë një të nesërme më të mirë për të gjitha komunitetet tona. Asnjë e keqe s’mund të na ndalojë zhvillimin tonë për të ardhmen dhe të nesërmen. Ne duhet të merremi me të kaluarën pa frike se e dëmtojmë të sotmen. Ne mund të kalojmë këtë vetëm nëse zbardhen vrasjet, dëmet materiale, të pagjeturit”, tha ai.