Mustafa: Me Lumir Abdixhikun, Kosova do të zhvillohet me investime të larta

Prishtinë | 31 Jan 2025 | 11:12 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa në një konferencë për media ka ftuar qytetarët që ta votojnë këtë parti në zgjedhjet e 9 shkurtit, pasi sipas tij, LDK-ja ka programin që do të ofrojë zgjidhje për ta ardhmen e vendit, raporton Ekonomia Online.  

“Po shkojmë drejt ditëve të fundit mendoni se si doni të duket pas 4 vitesh Kosova, e izoluar nga bota, e varfër apo me ikjen e fëmijëve tuaj jashtë vendit…Apo dëshironi një të ardhme me Lumir Abdixhikun ku Kosova mund të zhvillohet me investime të larta, mësim tërëditor në shkolla…, e projekte kapitale që zgjidhin sfidat tuaja, me udhëheqës që kujdesen për ju”, tha ai.

Mustafa ka thënë se LDK-ja e ka programin e duhur dhe ka aftësimin për të ofruar ndryshime të prekshme. “Kjo është zgjidhja që mund të bëni tani dëshironi një të ardhme për Kosovën apo një qeveri të VV-së. Këto të dyja nuk shkojnë bashkë”, tha Mustafa.

Të ngjashme