Mustafa në Këshillin e Përgjithshëm shpalos marrëveshjen me VV-në

Prishtinë | 02 Shk 2020 | 13:21 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, ka kërkuar zyrtarizimin për bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje, raporton Ekonomia Online.

Nga aty, Mustafa, u ka treguar se Qeveria Kurti do ti ketë 15 ministri, ndërkaq LDK-së, do ti takoj posti i kryeparlamentarit, gjashtë ministra dhe një zëvendëskryeministër.

“Jemi marr vesh që qeveria të ketë 15 ministri prej të cilave 12 i kanë dy partnerët kryesorë nga 6 dhe nga një zëvendëskryeministër dhe 3 ministri të trjera shkojnë për komunitete dhe ndarja e tyre bëhet nga kandidati për kryeministër. Është bërë rritja e ministrive  në propozimin e kandidatit për kryeministër dhe ne e kemi vlerësuar si të qëndrueshëm dhe që mos të humbet shumë kohë me listat e ministrive”, ka thënë Mustafa, raporton EO.

Për postin e kryekuvendarit, Mustafa ka thënë se atë e propozon VV-ja kandidatin e LDK-së.

“Sa i përket kryetarit të kuvendit është arrit marrëveshje që VV-ja të propozojë kandidatin e LDK-së për kryetar të kuvendit dhe me mandat të plotë. Sa i përket presidentit jemi marr vesh që ajo të rregullohet ndërmjet liderëve të partisë dhe këtë çështje e kemi tejkaluar dhe është çështje që na mbetet neve. Po ashtu është bërë përpjekje që të zvogëlohen zëvendësministrat dhe qe mund të shkojë në 33”, ka thënë Mustafa.

“Përfundimin  definitiv të marrëveshjes e bëjmë në këtë Këshill të Përgjithshëm të LDK-së. Uroj qe ky koalicion të jetë në interes të vendit. Po ashtu në integrimet euroatlantike dhe tek çështja e dialogut.

Të ngjashme