Arben Mustafa, anëtar i Kryesisë së PDK-së, ka thënë se në kohën e qeverisjes së PDK-së dhe Bedri Hamzës, pagat e sektorit publik patën shënuar rritjen më të madhe ndonjëherë dhe Kosova nuk shquhej si vendi me pagat më të ulëta në rajon (sikurse është aktualisht).
“Më konkretisht, pagat e arsimtarëve ishin rritur për 88%, pagat e policëve 139%, pagat e mjekëve 87%, pagat e infermierëve 133%”, ka shkruar Mustafa, në Facebook.
POSTIMI I PLOTË:
Konventa madhështore e PDK-së për Bedri Hamzën Kryeministër, po duket që ka shkaktuar panik te partia në pushtet.
Meqë ju paskan referuar pagave, atëherë është mirë ta rikujtojmë faktin se në kohën e qeverisjes së PDK-së dhe Bedri Hamzës, pagat e sektorit publik patën shënuar rritjen më të madhe ndonjëherë dhe Kosova nuk shquhej si vendi me pagat më të ulëta në rajon.
Më konkretisht, pagat e arsimtarëve ishin rritur për 88%, pagat e policëve 139%, pagat e mjekëve 87%, pagat e infermierëve 133%.
Për sa i përket vendimit të vitit 2017, për pagat e kabinetit qeveritar, duhet ta rikujtojmë faktin se Bedri Hamza, si Ministër i Financave, pati refuzuar ta marrë pagën me rritje, duke shfaqur integritet të lartë moral e profesional.
E kur shtrohet pyetja se çka ka ndodhë me pagat nën qeverisjen e Albin Kurtit, është mirë të pyeten punonjësit e sektorit publik, përveç udhëheqësve me pozita të larta shtetërore, se a po vërejnë rritje page në llogaritë e tyre?!
Përgjigja nga këto kategori është JO!
Prandaj, ashtu siç kemi bërë kapërcimin e madh në vitet 2011 dhe 2014, është koha ta bëjmë kapërcimin e radhës me Kryeministrin Bedri Hamza, për një jetë me dinjitet për të gjithë qytetarët e Kosovës!
Kosovën do ta bëjmë #mamirë!