Mustafa: Në LDK nuk ka dilemë a duher të shkohet në Washington, por delegacioni u nda në aeroplan

Prishtinë | 25 Qer 2020 | 08:09 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar në lidhje me anulimin e vizitës në Washington nga kryeministri Avdullah Hoti.

POSTIMI I PLOTË:

Në LDK nuk ka konfuzion se a duhet të shkojë Kryeministri në Washington apo jo.
LDK beson fuqishëm në SHBA-të.
Për ne Washington u nis delegacioni shtetëror i Kosovës me vullnetin më të mirë, por u nda përgjysmë sa ishte në aeroplan.
Në Washington shkohet me përkrahje të partive të koalicionit dhe të opozitës, sikurse edhe të të gjitha institucioneve shtetërore, jo vetëm me bindjen se kush duhet ti prijë delegacionit.
Është e mjerueshme të mendohet e të shkruhet se z. Hoti si Kryeministër e ka tani shansin të shkojë e ti prijë delegacionit, pasi tani nuk është Thaçi për shkak të Gjykatës Speciale.
Nuk kemi të bëjmë me Z. Thaçi dhe z. Hoti por kemi të bëjmë me shtetin e Kosovë.
Bashkëpunimi ynë me SHBA-të dhe BE nuk mund dhe nuk duhet të lidhet me proceset dhe procedurat e Dhomave të Veçanta të Gjykatës Speciale.
Në situatën e krijuar, para se të takohemi me Vuçiqin nevojitet të takohemi edhe një herë mes veti, të ulemi të gjithë bashk të bisedojmë, të gjejmë rrugë dhe zgjidhje të qëndrueshme. Të sigurojmë funksionimin e të gjitha institucioneve shtetërore, sepse pa funksionimin normal te tyre, është iluzore se mund të ecet me marrëveshje. IM

Të ngjashme