Pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, Isa Mustafa ka deklaruar se LDK-ja është e gatshme të heq dorë nga përgjegjësia e krijimit të institucioneve nëse Lëvizja Vetëvendosje i sheh si pengesë, raporton Ekonomia Online.
“Sot është ditë e rëndësishme kemi seancën e kuvendit. Kishim mbledhjen e LDK-së për t’u përgatitur për seancë. Ne mbesim të interesuar dhe të përkushtuar për ti dhënë zgjidhje vendit. LDK është dakorduar që qeveria të ndahet 5 ministri për LDK dhe 5 për VV. Jemi pajtuar që kryeministri dhe një zëvendëskryeministër ti kërkoj VV dhe asnjëherë nuk e kemi shtruar çështjen e kryeministrit kurse kryeparlamentari dhe nënkryetari i parë ti kërkoj LDK.
“Propozon kandidatin për president që plotëson gjitha kriteret kushtetuese, ne mbesim pas asaj që pas zgjedhjes se presidentit që përkrahet nga VV. Atëherë VV të merr një ministri nga LDK por në momentin që zgjidhet presidenti. VV do të ketë më shumë pozita qeveritare.
“Në momentin që bëhet zëvendësimi ne do të mbesim me 7 pozita kurse VV me 10 pozita. Nëse VV nuk është gati për këtë marrëveshje dhe e sheh LDK si pengesë atëherë deklaroj sot se LDK është e gatshme të heq dorën për përgjegjësi institucionale dhe gjitha pozitat. LDK me 28 deputet e saj të votojë pozitat dhe kandidatin e VV për kryetar të kuvendit dhe qeverisjen e VV pa LDK nëse ata nuk dëshirojnë të bashkëpunojnë me ne”, tha ai.
Mustafa: VV-ja po përzihet në punët e brendshme të LDK-së, jemi të gatshëm për zgjedhje
Ndër të tjera Mustafa ka thënë se LDK është e gatshme të votojë kandidatin e VV-së për kryetar të Kuvendit.
Derisa ndarjen e ministrive e sheh si punë të përfunduar.
“Me kushtetutë i takon partisë së parë kryetari i kuvendit. Deputetët tanë do ta votojnë në mënyrë që mos të ketë konsituim të kuvendit”.
“Marrëveshjen për ndarjen e ministrive e kemi përmbyll. VV ka qenë e para që e ka përmbyllë. Nuk kemi pse të kthehemi pas që të bëjmë pazare. Por do të vazhdojmë edhe me tutje të bëjmë zgjidhje për presidentin e vendit”, tha ai.
I pyetur se a do ta votojnë edhe nëse VV propozon Vjosa Osmanin për kryetare të Kuvendit, Mustafa tha se një gjë të tillë nuk do ta pranojë as Osmani.
Andaj tha ai se VV-ja po përzihet në punët e brendshme të LDK-së.
Mustafa deklaroi se LDK-ja është e gatshme për zgjedhje derisa tha se këto zgjedhje nuk do t’i bëjnë mirë vendit.
Ai potencoi se gjërat duhet të diskutohen ulur për të respektuar njëri tjetrin e jo duke përgatitur video.
“Ata kanë të drejtë ta propozojnë këdo. Por ne nuk duam të hyjmë në relacione nëse ata bëjnë një propozim të tillë. E këtë vendim nuk do ta pranojë as Vjosa Osmani e as deputetët e LDK-së”.
“VV po përzihet në punët e brendshme andaj i them që të rri larg si partnerë. Jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje por nuk i bëjmë mirë vendit. Për mos të shkojmë në zgjedhje ne po e votojmë. Çështja e presidentin nuk është hapur tani por që nga fillimi i negociatave me VV-në. Nuk mund të ndajmë ministri për ambicie që nuk ekzistojnë. Ligji lufton krimin dhe korrupsionin, drejtori i policisë në bazë kushtetues e zgjedh kryeministri. Andaj nuk është pengesë që të ketë mekanizma institucional për ta luftuar korrupsionin. VV është me e aftë të luftoj krimin dhe korrupsionin se sa LDK. Nuk bëhet punë që të bëhet video por të ulët e të bisedojmë për të respektuar njëri tjetrin”, u shpreh Mustafa.