Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është shprehur kundër nismës që e paraqiti sot kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, që thërret të gjitha partitë ta nënshkruajnë Paktin Kundër Korrupsionit, para zgjedhjeve të 6 tetorit.
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, tha se nuk do ta nënshkruajnë një dokument të tillë sepse “nuk dëshirojmë të qesim fall”, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se LDK-ja do ta luftojë korrupsionin kur ta marrë pushtetin.
“Ne nuk nënshkruajmë as pakt, as dokument. Ne e luftojmë vetë korrupsionin dhe e kemi qëndrim themelor të LDK-së. Nuk dëshirojmë me qitë fall për korrupsionin dhe të bëjmë dokument fals”, tha Mustafa.