Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka deklaruar se Vjosa Osmanin nuk do të përjashtohet nga partia.
Mustafa theksoi se nuk është e natyrshme që njerëzit brenda LDK-së të jenë me LDK-në dhe të votojnë në kundërshtim me vendimet e LDK-së.
“Natyrisht që ne flasim për vendime demokratike brenda LDK’së, por kjo tejkalon këto. Kur merret vendimi sidomos ata që mbajnë pozita të larta brenda LDK’së duhet që të i përmbahen. Nuk po themi se do të marrim masa ndaj deputetëve por do të bisedojmë që të ndalen këto praktika’’, tha Mustafa në T7.
“Në asnjë rast nuk përjashtohet Vjosa Osmani. Do të ulemi të bisedojmë se cilat janë arsyet që çojnë në vendime kundër. Ajo ka dhënë premtime normalisht edhe ne e mbështesim sepse ajo nuk jep premtime në vete pa partinë. Nuk e përjashtojmë askënd, nuk e përjashtojmë as Vjosën”, tha Mustafa.