Mustafa: Nuk do të heqim dorë nga bashkimi me Kosovën

Prishtinë | 23 Gus 2018 | 08:52 | Nga

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSh), Ragmi Mustafa, ka shprehur optimizëm se kërkesa e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovën do të bëhet pjesë e takimit të radhës në kuadër të dialogut të Brukselit.

Pavarësisht prej reagimeve të fuqive të mëdha, ai e ka quajtur të realizueshme kërkesën e shqiptarëve të Luginës.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Mustafa ka thënë se bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën në asnjë mënyrë nuk do të ketë efekt domino në vendet e tjera në Ballkanin Perëndimor.

Në këtë kontekst, ai ka theksuar se nëse dy vendet fqinjë arrijnë marrëveshje paqësore nuk mund të kundërshtohet nga askush korrigjimi i kufirit, rrjedhimisht edhe bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën.

Sipas Mustafës, Lugina e Preshevës asnjëherë nuk do të heqë dorë nga kërkesa për të qenë pjesë integrale e Republikës së Kosovës.

Të ngjashme