Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të kësaj partie, tha se zgjedhjet në këtë fazë janë të panevojshme, raporton Ekonomia Online.
Por ai tha se LDK është e gatshme të kontribuojë në dy drejtime ëpr zgjedhjen e presidentit apo presidentes.
“Patëm një takim të GP ku morën pjesë 15 deputetë, mendimi i përbashkët është që zgjedhjet janë të evitueshme dhe të shmangshme dhe të panevojshme në këtë fazë. LDK jemi të gatshëm të kontribuojmë në drejtim të zgjedhjes së presidentit në dy drejtime. Është një konsensus i gjerë politike, një kandidat që vie si pajtueshmëri nga gjitha paritë politike dhe e dytat është një marrëveshje politike klasike në mes dy partive, në këtë rast pushtetit dhe LDK-së”, tha ai.
