Mustafa për çmimin e vajit: Në vend që të bëjnë zgjidhje, Qeveria bën hajgare

Prishtinë | 10 Mar 2022 | 13:16 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar pas ngritjes enorme që ka pësuar çmimi i vajit dhe produkteve tjera bazë në vend.

Deklarimet e kryeministrit Kurti që miellin ta dërgojnë në furrë, Mustafa e ka quajtur hajgare, ndërsa ka pyetur se vajit çka t’i bëjnë.

“Vaji: pardje 1,59; dje 2,39; sot 3,49. Në vend që të bëjnë zgjidhje, Qeveria bën hajgare “qojeni miellin në furra” dhe “kjo është kostoja e lirisë”. Vajit çka më i bà, boss? Ku me qu?!”, ka shkruar Mustafa.

Të ngjashme