Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se takimi i 2 shtatorit në Uashington është rikonfirmim i angazhimit të SHBA-ve në procesin e dialogut.
Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se roli i SHBA-së dhe BE-së në përmbylljen e procesit të dialogut me Serbinë me njohje reciproke është i një rëndësie të madhe për Kosovën.
Postimi i plotë:
Takimi në Washington, më 2 shtator, një lajm i pritur, i cili rikonfirmon angazhimin e SHBA-ve në procesin e dialogut.
Kosova nuk e ka humbur asnjëherë besimin në partneritetin e fuqishëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është mirënjohëse për tërë përkrahjen e saj.
Roli i SHBA-së dhe BE-së në përmbylljen e procesit të dialogut me Serbinë me njohje reciproke është i një rëndësie të madhe për Kosovën.