Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, tha se bllokada 48 orëshe do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme të reja, raporton Ekonomia Online.
“Përsëritja e zgjedhjeve është gjëja e fundit që i duhet Kosovës”, tha Mustafa pas dështimit të 29-të përkonstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Ai tha se Kosovës i duhet një Qeveri e Unitetit, propozim ky nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
