Sot, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka pritur në takim Kryetarin e Degës së LDK-së në Gjermani me disa veprimtarë të kësaj dege.
Mustafa vlerësoj lartë kontributin e bashkëatdhetarëve tanë në proceset që ka kaluar Kosova, qysh nga koha e vështirë e luftës, si dhe rolin dhe meritat e veçanta të mërgatës sonë në rrugën e shtet-ndërtimit të Kosovës.
Poashtu ai falënderoi aktivistët dhe veprimtarët e LDK-së, për kontributin e dhënë në të gjitha aktivitetet e organizuara nga strukturat e LDK-së.
Mustafa i falënderoj për ndihmën e dhënë Kosovës dhe popullit të saj në momentet më kritike, si dhe i inkurajoi ata që të mos e shkëpusin lidhjen e tyre me vendin e lindjes, duke ua bartur edhe brezave, fëmijëve të tyre dashurinë dhe përkushtimin për Kosovën dhe LDK-në.