Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka pritur në një takim, ambasadorin e ri jo-rezident të shtetit të Katarit në Kosovë, Shkëlqesinë e Tij, AliBinHamadAl Marri.
Në këtë takim u diskutua për marrëdhëniet ndër shtetërore, me theks të veçantë sa i përket sigurisë dhe mundësisë së bashkëpunimit mes dy policive të dy vendeve.
Mustafa falënderoi Ambasadorin Al Marri për marrëdhëniet e shkëlqyeshme në mes të dyja vendeve dhe vlerësoi ndihmën e vazhdueshme, që shteti i Katarit ka dhënë për Republikën e Kosovës.
Theks i veçantë i këtij takimi ishte përkrahja që mund të jap shteti i Katarit në anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare të sigurisë. Ndërsa ambasadori Al Marri theksoi se shteti i tij do të vazhdojë të përkrahë Kosovën edhe në të ardhmen.