Mustafa priti në takim deputetin e Kuvendit të Kosovës Fikrim Damka

Prishtinë | 12 Nën 2018 | 15:12 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa ka pritur në takim nënkryetarin e Kuvendit të Republikës sëKosovës nga komuniteti turk, Fikrim Damka, me të cilin diskutuan për bashkëpunimin mes MPB-së dhe Kuvendit të Kosovës.

Me theks tëveçantë u diskutua sa i përket komunitetit turk në Kosovë, sidomos sa i përket përfshirjes së tyre në institucionet e sigurisë. Mustafa vuri në dukje se në të gjitha angazhimet komunitet janë në kushte të barabarta me të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se në Kosovë ka një harmoni të bashkëjetesës të të gjithë komuniteteve dhe të gjithë kanë sigurinë e nevojshme për të jetuar dhe vepruar pa paragjykime të përkatësisë etnike fetare etj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme