Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka pritur në takim lamtumirës ud- përfaqësuesen e Përhershme të UNDP-së në Kosovë, znj. AlessandraRoccasalvo. Në këtë takim u revokuan kujtime në kuadër të bashkëpunimit mes dy institucioneve.
Me këtë rast ministri Mustafa falënderoi përfaqësuesen e UNDP-së për bashkëpunimin në ngritjen e kapaciteteve për agjencitë e zbatimit të ligjit dhe në mbështetje të projekteve të përbashkëta.
Ministri Mustafa i uri gjithë të mirat në vazhdimin e karrierës së saj, si dhe shumë fat në jetën e saj, duke vënë në pah traditën dhe zakonet shqiptare se për miqtë, dera do të jetë gjithnjë e hapur në Kosovë.
Ndërsa, AlessandraRoccasalvotheksoi se ka qenë kënaqësi e madhe jeta dhe puna që ka bërë në Kosovë dhe kjo e ka motivuar edhe në punën e saj të përditshme.
Për shërbimin e saj në Kosovë ministri Mustafa i ndau mirënjohje.