Mustafa: Produktet kosovare të gatshme për tregjet e jashtme

Prishtinë | 29 Jan 2017 | 08:56 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Produktet kosovare janë të cilësisë së lartë për t’u qasur në tregjet evropiane, mirëpo mbetet një punë e madhe për t’u bërë për të ngritur edhe më shumë nivelin e cilësisë dhe nivelin e prodhimit për të shtrirë produktete vendëse në tregjet evropiane.

Kështu ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online drejtori i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) Besian Mustafa.

Me nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim (MSA) me Bashkimin Evropian, prodhuesit vendorë duhet të punojnë për t’u certifikuar me standarde ndërkombëtare në mënyrë që prodhiet vendëse të depërtojnë në tregjet e jashtme.

“Ne po inkurajojmë kompanitë kosovare dhe kemi një program të subvencionimit për t’u certifikuar produktet tyre në standarde ndërkombëtare, për të lejuar apo shpejtuar qasjen e këtyre produkteve në tregjet ndërkombëtare pasi edhe kemi nënshkruar edhe marrëveshjen e tregtisë të lirë me Bashkimin Evropian, pra MSA-në”, ka thënë Mustafa.

Ai ka thënë se institucioni që drejton ai, KIESA, ofron mbështetje të madhe sektorit privat, sidomos ndërmarrjet e vogla dhe të mesme përmes granteve dhe subvencioneve, si dhe përmes pjesëmarrjes në panaire të ndrsyhme ndërkombëtare për të promovuar Kosovën si destinacion për të bërë biznes.

“KIESA së bashku me Zyrën e BE-së në Kosovë ka pasur një program për grante për të blerë makina për të rritur prodhimin dhe kapacitetet prodhuese të kompanive kosovare, duke mos harruar edhe programet e ndryshme për kompanitë kosovare për të certifikuar standardet ndërkombëtare të cilësisë si dhe këshillëdhënie”, ka thënë Mustafa.

Ndërkaq sa i përket rënies së investimeve të huaja në Kosovë gjatë vitit të kaluar, Mustafa ka thënë se në këtë drejtim situata politike ka ndikuar që mos të joshim investitorë të huaj.

Mustafa ka folur edhe për Pakon e re Fiskale, e cila sipas tij do të ndikojë në përmirësim të ambientit biznesor në vend. Sipas tij, Pakoja Fiskale 2.0 është duke u përgatitur nga kërkesat e bizneseve.

INTERVISTA E PLOTË:

besian mustafa1

EO: Sa po i mbështet KIESA ndërmarrjet në Kosovë ?

Mustafa: KIESA ka një mandat pesë vjeçar, është promovimi dhe mbështetja e investimeve, eksportit, turizmit, zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme si dhe zonave ekonomike. Pra në këtë mandat KIESA ka një mbështetje mjaftë të madhe ndaj sektorit privat sidomos ndërmarrjet e vogla të mesme në Kosovë, siç thashë në të gjithë këto fusha si përmes grandeve dhe subvencionimit të pjesëmarrjes në panaire dhe forume të ndryshme në organizmin e forumeve ekonomike anembanë botës për të promovuar Kosovën si destinacion për biznes dhe për të investuar dhe aktivitetet e tjera të ngjashme.

EO: Bizneset prodhuese ballafaqohen me sfida sa i përket eksportit, çfarë mbështetje u ofroni për te gjetur tregjet e jashtme?

Mustafa: KIESA siç thash edhe më herët organizon pjesëmarrjen e kompanive kosovae, pra në panaire ndërkombëtare. Vitin e kaluar kemi mbështet pjesëmarrjen e këtyre kompanive në 17 panaire ndërkombëtare ku kanë marrë pjesë mbi 300 kompani kosovare dhe janë promovuar gati 1 000 produkte që prodhohen në Kosovë. Njëkohësisht KIESA ka pasur së bashku me Zyrën e BE-së në Kosovë edhe një program për grante për të blerë makina për të rritur prodhimin dhe kapacitetet prodhuese të kompanive kosovare. duke mos harruar edhe programet e ndryshme të kompanive kosovare për të certifikuar standardet ndërkombëtare të cilësisë si dhe këshillëdhënie.

EO: Prodhimet vendore sa janë cilësore për t’u ballafaquar me konkurrencën në tregjet e jashtme?

Mustafa: Produktet kosovare në masë të pëlqyeshme kanë një cilësi të duhur për t’u qasur në tregjet evropiane, mirëpo mbetet një punë e madhe për t’u bërë për të ngritur nivelin e cilësisë, nivelin e prodhimit si dhe qasje në tregjet evropiane. Njëkohësisht ne po inkurajojmë kompanitë kosovare dhe kemi një program të subvencionimit për t’u certifikuar produktet tyre në standarde ndërkombëtare, për të lejuar apo shpejtuar qasjen e këtyre produkteve në tregjet ndërkombëtare pasi edhe kemi nënshkruar edhe marrëveshjen e tregtisë të lirë me Bashkimin Evropian pra MSA-në.

EO: A ka Kosova prodhime për tregun e BE-se dhe më gjerë ?

Mustafa: Kosova ka një numër të konsiderueshëm të produkteve që mundt të eksportohen në Bashkimin Evropian, këtë e kemi kuptuar dhe jemi duke e promovuar në Panaire ndërkombëtare siç thash vitin e kaluar kemi pasur 17 panaire ndërkombëtare, por gjithmonë kërkohet më shumë punë, më shumë ngritje të cilësisë të produkteve, por edhe kapacitet prodhues të këtyre produkteve.

EO: Vitin që lamë pas investimet e huaja kanë shënuar rënie krahasuar me vitin paraprak, çfarë ka ndikuar…?

Mustafa: Ndikimi ka qenë kryesisht duke filluar nga niveli global, pra kemi një ekonomi me rënie edhe në nivelin global, mirëpo fatkeqësisht edhe në nivelin e regjionit e Ballkanin perëndimor kemi një jostabilitet politik, mos t’i përmendi të gjitha gafet politike që kemi pasur në Ballkanin Perëndimor këto dy vitet e fundit fatkeqësisht ndikojnë si në Ballkanin Perëndimor, por edhe në Kosovë në ulje të aktivitetit ekonomik e në veçanërisht në tërheqjen e investimeve të huaja.

EO: Pakoja Fiskale 2.0 sa do të ndikojë në përmirësimin e ambientit biznesor?

Mustafa: Definitivisht po. Pakoja e parë fiskale është përgatitur në bashkëpunim me komunitetin e biznesit, e pakoja e dytë ka ardhur direkt nga kërkesa e komunitetit të bizneseve pra i kemi të gjitha kërkesat që i ka bërë komuniteti i bizneseve, prandaj shpresoj që me kërkesën e tyre edhe do të përmirësohet ambienti për të bërë biznes në Kosovë.

Intervistoi: Kaltrina Zymberi

Kamera: Liridon Zejnullahu

besian mustafa2

Të ngjashme