Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka thënë se e sfidon ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për pagën e tij.
Mustafa përmes një postimi në Facebook ka publikuar pagën e tij që e mori për muajin shkurt 2021 gjatë kohës sa ishte miinistër të cilën e kishte 1 mijë e 208 euro e 42 centë.
Ai e ka pyetur ministrin Murati sa ia ka rritur vetës pagën.
“Hekuran, sa qindra euro ja ke rritë pagën vetes?!”, ka pyetur deputeti opozitar. /Express