Mustafa: Qeveria Kurti po krenohet me oligarkët që dikur i luftonte

Prishtinë | 28 Tet 2022 | 20:50 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ka folur për “oligarkët” të cilët kryeminstri aktual i luftonte me deklarata derisa erdhi në pushtet.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës sot po mburret sot me rritjen e eksporteve e që këto eksporte po bëhen nga ata që deri dje kjo qeveri i ka qujtur oligarkë.

“Ata nuk janë oligarkë, ata janë biznesmenë të cilat kanë ditur që të gjenden mirë në biznes, kanë investuar e punësuar deri në 6 mijë punëtorë, kanë krijuar stabilitet në familjet e kosovare”.

“Krejt eksportin që e kemi sot e kemi pikërisht nga këto kompani të cilat kanë arrit ta avancojnë tekologjinë e tyre e që sot bilanci tregtar me jashtë të zbutet dhe të rritet brutoprodukti ynë i brendshëm”, ka shtuar Mustafa, në T7.

Ish-kryeministri ka thënë mes tjerash ka thënë se janë po këto biznese që kryeminstri Kurti dikur i quant oligarkë që po ia zbardhin fytyrën Kosovës me plasimin e produkteve të tyre jashtë vendit.

Isa Mustafa: Qeveria aktuale po e dëmton shtetin e Kosovës

Ish-kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ka pohuar se qeveria aktuale me mosveprim po e dëmton shtetin e Kosovës. Sipas tij mungesa e investimeve nga ana e qeverisë ka bërë që të kemi ngadalësim të rritjes ekonomike, më pak mjete në qarkullim dhe me shumë varfëri.

Ish-kryeministri Mustafa ka shpejeguar se në kohën e qeverisjes së tij investimet e bëra kanë ndikuar që të kemi rritje të vazhdueshme ekonomike.

Në anën tjetër ai pohon se kjo qeveria nuk ka as projekte e as mëndësi të zhvillimit, tregues për këtë është fakti se kanë shpenzuar vetëm 9% nga mjetet e ndara për investime kapitale.

QIsh kryeministri ka kritikuar edhe mënyrën e tenderimit për ndërtimin e infrastrukturës nga ana qeverisë Kurti.

“Në kohën e qeverisjes time nuk kemi pasur në kompani tonën, i gjithë procesi është zhvilluar me tender publik, ndërsa shumica e kontratave që lidh kjo qeveri janë një burimore, pra ska process të tenderimit fare”, ka shtuar ai.

Të ngjashme