Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Besian Mustafa, tha se partia në pushtet nuk është e gatshme që as të diskutojë për problemet me të cilat po përballen zyrtarët publik, e lerë më të rrisë koeficientin e pagës, raporton Ekonomia Online.
Mustafa shtoi se për si shkak pakënaqësive janë qindra zyrtarë publikë që kanë dhënë dorëheqje.
“Është fatkeqësi se sa herë diskutojmë tema të rëndësishme, partia në pushte refuzon që të diskutojë. Inflacioni dhe mungesa e fuqisë punëtore tekë sektori privat, krijoj presion të shtuar tek sektori publik. Kemi qindra shërbyes civili që po largohen vullnetarisht nga puna e tyre për shkak të pakënaqësive. Gjithë sektori publik gjithnjë e me shumë e kanë vështirë të menaxhoj e buxhetin”.
“Kjo për shkak të rritjes së vazhdueshme të çmimeve deri në 100% në këto tri vite. Me këto problem të rritje së çmimeve dhe kjo ekonomi, zgjidhje me e pakët që do të duhej që të i’u ofrohej zyrtarëve të shtetit kjo qeveri është që të bënte rritjen e koeficientit. Ata nuk janë të gatshme që as të diskutojnë lerë më të rris koeficienti”, tha ai.