Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi për herë të parë e ka zbuluar një sekret në lidhje me demarkacionin.
Ai në emisionin “Zona B” në Klan Kosova ka theksuar se kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa nuk i ka zbuluar të gjitha mundësitë për demarkacionin.
“Në një takim me kryeministrin e Malit të Zi, ku kam qenë edhe unë, kryeministri ynë nuk i ka shfrytëzuar të gjitha mundësitë. Pala malazeze ka shprehur vullnet për gjetjen e një zgjidhje për demarkacionin, mirëpo ka munguar vullneti nga ana jonë”, tha ai.
Duke u përballuar me ministrin e Kulturës në largim, Kujtim Shala, i ka thënë zyrtarit të LDK-së se nëse është nevoja do t’i zbulojë të gjitha detajet.
“Po të isha unë kryeministër, këtë çështja nuk do ta bllokoja dy vjet, por do të ofroja një zgjidhje”.