Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar pas akuzave që kanë bërë deputetët e Vetëvendosjes, Gazmend Gjyshinca dhe Fitore Pacolli, se janë sulmuar nga Kujtim Shala.
Mustafa në një postim në Facebook, ka thënë se Kujtim Shala mund ti rrahë me dije të gjithë në Vetëvendosje.
Por, Mustafa duke dashur të tregojë se Shala nuk ka qenë i përfshirë në përleshje fizike, dhe për të treguar intelektualitetin e tij, është shprehur se sa ka libra të botuara Kujtim Shala, Vetëvendosje nuk ka deputetë.
Madje ai kë thënë se tash pret “që ndonjë diplomat i jashtëm, përkëdhelës i VV-së, të ma sjell një “demarsh” në LDK; ata që u mërzitën shumë kur e prishëm koalicionin me VV-në?”, ka shkruar Mustafa.
Postimi i plotë i tijë në Facebook
Kështu është, kur nuk e kupton gjuhen intelektuale të Akademikut Kujtim Shala. Nuk ke kapacitet të mendosh dhe ta kuptosh se çfarë tha dhe thua me rrahu Kujtimi.
Akademik Shala mund ti rrahë me dije e me argumente prej të parit deri në të fundit të VV-së dhe të gjithë së bashku. Ai ka dije e mendjehollësi; ka më shumë libra të botuara sesa VV-ja deputetë.
Frikësohem se nëse deputetët e VV-së i lexojnë librat e Kujtimit dhe nuk i marrin vesh, pasi janë vetëm zhurmues, do ta thërrasin një helikopter, jo makinë të ndihmës së shpejtë, para ndërtesës së Kuvendit.
Deri sot i kanë bërë të gjitha të zezat, e sot improvizojnë se i sulmuan deputetët e LDK-së, sepse duan të luajnë rolin e viktimës.
Tani po pres, që ndonjë diplomat i jashtëm, përkëdhelës i VV-së, të ma sjell një “demarsh” në LDK; ata që u mërzitën shumë kur e prishëm koalicionin me VV-në?