Mustafa: Shëndetësia prioritet i Qeverisë së Kosovës

Prishtinë | 14 Nën 2016 | 16:06 | Nga

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Luksemburgut, Anne Dostert, ambasadorin e Zvicrës, Jean-Hubert Lebet dhe shefin e zyrës së Bankës Botërore, Marco Mantovanelli.

Gjatë takimit, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, u bisedua për procesin e përgatitjes për funksionalizimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

Me këtë rast, u diskutuan gjerësisht hapat që duhet të ndërmerren deri në fund të vitit 2016, nevoja e përgatitjes sa më të mirë për ofrimin e pakos shëndetësore si dhe informimi i plotë i qytetarëve lidhur me shërbimet e ofruara dhe aspektet tjera që lidhen me sigurimet shëndetësore.

Kryeministri Isa Mustafa tha se shëndetësia është prioritet i Qeverisë së Kosovës, duke theksuar përkushtimin për adresimin e kësaj çështje të rëndësishme për shëndetësinë në Kosovë.

Të ngjashme