Kryeministri Isa Mustafa, mori pjesë në takimin e Këshillit për Zbatimin e Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile.
Mustafa me këtë rast tha se janë të angazhuar që shoqëria civile të jetë pjesë e ndërtimit të politikave qeveritare, raporton Ekonomia Online.
Shprehi gatishmërinë e Qeverisë që të bashkëpunojmë me shoqërinë civile, në mënyrë t’i trajtojmë shumë çështje dhe ta kemi zërin e shoqërisë civile në ndërtimin e politikave qeveritare edhe gjatë hartimit të planit të punës së Qeverisë.
Sa i përket ndarjes së buxhetit dhe shfrytëzimit të saj për përkrahje të strategjisë, Mustafa tha se do të kërkojnë që buxheti të implementohet ashtu siç janë aktivitetet e ministrisë përkatëse dhe Zyrës së Kryeministrit.