Me rastin e vdekjes së veprimtarit Hazir Raçi, kryetari i LDK-së Akademik Isa Mustafa u ka shprehur ngushëllime familjes Raçi dhe strukturave të LDK-së, në Podujevë.
“Me pikëllim mësova lajmin për ndarjen nga jeta të kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Podujevës dhe veprimtarit të LDK-së, Hazir Raçi.
Hazir Raçi ishte një prej themeluesve të Degës së LDK-së në Podujevë, njeri i urtë e punëtor, me virtyte të larta njerëzore.
LDK-ja dhe gjithë Podujeva i është mirënjohëse për kontributin e tij në arsim, në LDK dhe për çështje kombëtare. Ai me misionin e tij fisnik prej mësimdhënësit, mbetet udhërrëfyes për gjeneratat që ua dha dijen dhe edukimin.
Vdekja e tij është humbje e madhe për familjen, miqtë, strukturat e LDK-së në Podujevë dhe të gjithë qytetarët.