Sot, kryetari Mustafa priti në takim kryetarin e Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmetin për të diskutuar për organizimin e opozitës për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së koalicionit PAN.
Ekziston pajtimi se vendit i nevojiten zgjedhje të parakohshme, për çfarë do të punohet për të siguruar mbështetjen e nevojshme të deputetëve të opozitës, por edhe të atyre të pozitës.
Grupet parlamentare do të bashkërendisin veprimet për rrëzimin e Qeverisë.