Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, takoi përfaqësuesit e Federatës të Gjahtarëve të Kosovës, kryetarin Nuredin Ibishi dhe sekretarin Enver Hyseni.
Ministri Mustafa u njoftua nga Ibishi, për aktivitetet e Federatës dhe ato të shoqatave të gjahtarëve.
Ibishi po ashtu e njoftoi Ministrin Mustafa për punët dhe aktivitetet e planifikuara të Federatës në të ardhmen dhe shprehi gatishmërinë për bashkëpunim me Ministrinë në të gjitha sferat e gjuetisë, me theks të veçantë në zbatimin e ligjit dhe udhëzimeve administrative.
Ministri Mustafa falënderoi përfaqësuesit e Federatës dhe u zotua se do ti ketë parasysh nevojat që ka Federata e Gjahtarëve.
Më tej, Ministri Mustafa tha se, brenda mundësive, çdoherë do ju del krah Federatës së Gjahtarëve, ashtu sikurse edhe shoqatave tjera.