Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, ka komentuar protestat dhe situatën e mbrëmshme në Skenderaj gjatë vizitës së Albin Kurtit.
Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka thënë se zgjedhjet e rrethuara me polici e nën tytat e armës nuk na kanë hije.
Mustafa, ka thënë se “askush s’është i pari nëse duhet të barikadohet për t’u takuar me qytetarët dhe askush nuk e meriton të dal i pari, në qoftë se mendon se një komune apo një territor është pashallëk i tyre”.
Postimi i plotë i tij:
Zgjedhjet janë shprehje e lirë e qytetarëve për parlamentin e tyre. Nuk na ka hije të mbajmë zgjedhje të rrethuar me polici, me njësi speciale… zgjedhe nën tytat e armëve, njëzet e njëvjet pas çlirimit!?
Zgjedhjet me dhunë nuk janë zgjidhje. askush s’është i pari nëse duhet të barikadohet për t’u takuar me qytetarët dhe askush nuk e meriton të dal i pari, në qoftë se mendon se një komune apo një territor është pashallëk i tyre.
Dhuna prodhon dhunë. Më së paku demokraci. Me protagonistët e dhunës dhe kërcënimeve, në hyxhymit e tyre për pushtet, po rrëshqasim keq në hasmëritë e kohës së viteve të pasluftës. Kjo nuk na nevojitet. Çdo fitore e tillë eventuale, e kujtdo qoftë, është humbje.
Kosovës i nevojiten zgjedhje demokratike, jo popullizëm i shfrenuar! IM