Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar ish-kryeministrin e Portugalisë, Antonio Guterres, me rastin e zgjedhjes zyrtare në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.
Duke i uruar suksese në postin e ri, kryeministrit Mustafa ka shprehur bindjen se z.Guterres është zgjedhja e duhur në këtë pozitë të rëndësishme për Kombet e Bashkuara.
Kryeministri Isa Mustafa, i cili ka pasur rastin të takohet me z. Guterres gjatë vizitës së fundit në Nju Jork, ka shprehur besimin se sekretari i ri i KB-ve, Antonio Guterres, do të vazhdojë përkrahjen e tij për Kosovën dhe proceset e saj.