Kryeministri Isa Mustafa i ka uruar Ditën Nacionale të Republikës Franceze kryeministrit francez, Manuel Valls.
Në telegramin e urimit, Mustafa thekson përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të thelluar marrëdhëniet dhe partneritetin me Francën.
“Ne ju jemi mirënjohës për përkrahjen që ju i keni ofruar Kosovës në të gjitha kohët. Ne ndajmë të njëjtat vlera, vlerat evropiane të paqes, të humanizmit dhe të tolerancës. Me këtë rast, unë jam i bindur se partneriteti ndërmjet dy vendeve tona dhe bashkëpunimi do të zgjerohen më tutje, në të gjitha fushat”, shkruan kryeministri Mustafa, në telegramin e urimit dërguar homologut francez Valls.