Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka përfunduar takimin me zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden.
Kryeministri Mustafa ka theksuar se me zëvendëspresidentin Biden ka zhvilluar një takim të frytshëm bilateral.
“Pata nderin e veçantë të pres sot zëvendëspresidentin amerikan, mikun e madh të Republikës së Kosovës, Joe Biden. Pasi i urova zëvendëspresidentit Biden mirëseardhje në Kuvendin e Kosovës, zhvilluam një takim shumë të frytshëm bilateral”.
“Jam thellësisht i bindur se kjo vizitë do të ketë ndikim pozitiv në fuqizimin e mëtejshëm të miqësisë dhe të partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së. Zoti i bekoftë Kosovën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”, ka shkruar kryeministri Mustafa.