Ragmi Mustafi nga Partia për Veprim Demokratik (PVD) e ka pranuar humbjen në Bujanoc.
Ai ka thënë se janë shumë krenarë për punën dhe përkushtimin e treguar gjatë fushatës.
“Të dashur miq, zgjedhjet mbaruan dhe, për fat të keq, këtë herë nuk arritëm të fitojmë. Megjithatë, jam shumë krenarë për punën dhe përkushtimin që keni treguar gjatë gjithë fushatës. Faleminderit secilit prej jush për mbështetjen e palodhur, për besimin dhe përkushtimin. Ky nuk është fundi. Kontributi për idealet dhe aspiratat tona nuk mbaron. Faleminderit nga zemra për çdo përpjekje dhe mbështetje”, ka thënë Mustafi.
Kandidati nga radhët e Alterntivës, Arbër Pajaziti është fituesi i zgjedhjeve në Bujanoc
Mustafi e mban pozitën e këshilltarit të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik, Bislimi. PVD është përkrahur nga Kurti dhe Vetëvendosje, derisa partitë e tjera e kanë akuzuar këtë subjekt për përçarjen e shqiptarëve në Luginë.
Ndërsa nga e njëjta parti, Partia për Veprim Demokratik, Ardita Sinani e ka shpallur fitoren në Komunën e Preshevës.