Ragmi Mustafi, kandidat për kryetar të Bujanocit në fjalën e tij gjatë tubimit mbështetës për zgjedhjet në Luginë të Preshevës ka theksuar se me këtë vetëdije kombëtare do ti japim një të ardhme çdo shqiptari dhe shqiptareje dhe sipas tij, kryeministri Albin Kurti është i Preshevës Bujanocit e çdo shqiptari, raporton Ekonomia Online.
“Nuk mjaftojmë vetëm deklarata morale ne duhet të lidhemi me Kamenicën Gjilanin. Shqiptarë të Bujanocit mund të shkoni në vatra tuaja me tabela RKS. Edhe kur ne nuk kemi dokumenta të Kosovës mund të zotërojmë prona e të pajisemi me dokumente. Pavarësisht vështirësive jam besim plotë që kemi hapur një faqe të re kemi marrë përsipër përgjegjësinë që rinia të mos ikë. Me këtë vetëdije kombëtare do i japim një të ardhme çdo shqiptari dhe shqiptareje. Kryeministri Albin Kurti është i Preshevës Bujanocit e çdo shqiptari. Të dielën të rrethojmë numrin e barazisë numrin nëntë”, ka thënë Mustafi.