Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, ka bërë të ditur se nuk ka pasur bisedime me Arsenalin për vazhdimin e kontratës.
28 vjeçari të dielën u inkuadrua për herë të parë që nga 18 korriku, pas një lëndimi muskulor që kishte pësuar.
Kontrata aktuale e tij i skadon në verën e vitit tjetër, derisa ishte raportuar se një kontratë e re i është ofruar.
“Momentalisht jam i lumtur që jam kthyer nga lëndimi, ishin tre muaj të gjatë. Thjesht isha i lumtur për kthimin dhe që jam në gjendje të luaj sërish”, ka thënë Mustafi, i cili kur është pyetur për kontratën e re ka shtuar se, “nuk kemi biseduar ndonjë gjë, prandaj s’kam ndonjë gjë për t’iu treguar”.