Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Mybera Mustafa, tregon përvojën e saj në shëndetësi duke dëshmuar se është një profesioniste që merr përgjegjësi dhe i realizon.
Ndërsa, karriera e saj politike është e pasur, duke u treguar e zonja në punën e saj.
Njoftimi i plotë:
Dr. Mybera Mustafa është Doktor i Shkencave nga lëmia e Shëndetit Publik.
Nga përvoja e saj e gjatë në fushën e shëndetësisë ajo është dëshmuar se është një profesioniste që merr përgjegjësi dhe i realizon ato me sukses.
Karriera e saj politike është e pasur. Ajo është eksperte në mjekësinë primare, prandaj ka bartur edhe detyra menaxhuese për këtë shërbim.
2000-2001 – Mjeke në ambulancën Stomatologjike në Prizren;
2001-2002 – Koordinatore për Shëndetësinë Primare në Kuvendin Komunal të Prizrenit;
2002 – 2007 – Drejtoreshë për Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Prizren;
2007-2008 – Kryeshefe ekzekutive në Kuvendin Komunal të Prizrenit;
2008- 2010 – Zëvendësministre e Shëndetësisë së Kosovës;
2016-2017 – Këshilltare për shëndetësi e Kryeministrit të Kosovës;
Nga 2017 – Ligjeruese e rregullt në Kolegjin AAB, në Prishtinë.
Dr. Mybera Mustafa është e angazhuar edhe në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe ka qenë e angazhuar edhe në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren. Për një kohë ka punuar edhe në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës.
Ajo është nënë e dy fëmijëve dhe grua e një bashkëshorti të shkëlqyeshëm, djalit të Dr. Daut Mustafës, një ndër mjekët e parë shqiptarë , që kanë bërë histori në shëndetësinë e Kosovës.
Vota për Dr. Mybera Mustafën, është zgjidhje për shumë probleme tuaja.
Voto 132
Voto 1
Voto 51