Myftiu Naim Tërnava viziton punishten e Xhamisë Qendrore në Prishtinë

Prishtinë | 04 Pri 2025 | 18:45 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, ka vizituar sot punishten e ndërtimit të Xhamisë Qendrore në Prishtinë për të inspektuar ecurinë e punimeve.

Gjatë vizitës, Tërnava ka shprehur kënaqësinë për ritmin e punimeve dhe cilësinë e lartë që po respektohet në ndërtim.

Ai theksoi se ky objekt do të shërbejë si një qendër shpirtërore dhe bashkimi për besimtarët.

“Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, së bashku me sekretarin e përgjithshëm të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet ef. Sadriun, kanë realizuar sot një vizitë në punishten e ndërtimit të Xhamisë Qendrore në Prishtinë, për të parë nga afër ecurinë e punimeve. Myftiu Tërnava shprehu kënaqësinë për ritmin e punimeve dhe cilësinë e lartë që po respektohet në ndërtim, duke theksuar se ky objekt do të shërbejë si një qendër shpirtërore dhe bashkimi për të gjithë besimtarët”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme